U arrestua se i bllokoi llogaritë bankare familjarëve të një të vdekuri, merret vendimi për vëlla…

0
U arrestua se i bllokoi llogaritë bankare familjarëve të një të vdekuri, merret vendimi për vëlla…
Gjigandi

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka liruar nga qelia Fatos Alimadhin. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë pas kallëzimit të një qytetareje për bllokim të llogarisë bankare padrejtësish.

Gjykata kërkoi që prokuroria të hetojë rreth skemës së përmbaruesit si dhe të verifikohet kallëzimi i qytetares në fjalë.

Sipas dosjes, kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikro-kredie.

Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i të arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu