Tyson: Është i çmendur

0
Gjigandi

Tyson Fury duhet ta pranojë sëmundjen e vet mendore dhe ta festojë faktin se ai nuk është “normal”, sipas Mike Tyson.

Fury u bë kampion bote në kategorinë e rëndë për herë të dytë në karrierë, pasi e rrahu Deontay Wilderin duke ia shkaktuar humbjen e parë në shkurt.

Boksieri britanik kishte vuajtur nga depresioni dhe e kishte menduar vetëvrasjen disa herë pasi ishte bërë kampion i botës për herë të parë në vitin 2015.

31-vjeçari ka treguar në të kaluarën se kishte tentuar të vetëvritej duke e goditur makinën në shtyllat e një ure.

Fury luftoi ndaj depresionit, mbipeshës dhe varësisë ndaj drogës e alkoolit për t’u kthyer sërish në ring. Ai i humbi 63 kilogramë.

RonaTyra

Ish-kampioni i botës, Mike Tyson, i cili ka treguar se kishte pasur probleme me shëndetin mendor edhe vetë, thotë se problemet e mëdha me shëndetin mendor i kanë ndihmuar Furyt të bëhet kampion bote.

“Nëse Fury nuk do të kalonte nëpër çfarë ka kaluar, nuk do të ishte personi i cili është sot”, tha Mike Tyson për Ring Magazine.

“Probleme me shëndetin mendor? Për këtë arsye ai është më i madhi, sepse është i çmendur dhe kjo është të qenit i vërtetë”, shtoi ai.

“Njerëzit duan që ai të jetë normal. Tyson nuk e di çfarë është normalja. Nuk është e shkruar për të të jetë normal”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu