Turneu ‘Future Nostalgia’ i sjell mbi 38 milionë euro fitime Dua Lipës – në total dy kompanitë e …

0
Turneu ‘Future Nostalgia’ i sjell mbi 38 milionë euro fitime Dua Lipës – në total dy kompanitë e …
Gjigandi

Vlera e aseteve në biznesin e turneut të Dua Lipës shkoi deri në 32.5 milionë funte (38.5 milionë euro), pavarësisht nga pandemia – duke i bërë dy kompanitë e saj të vlejnë më shumë se 50 milionë funte (59.3 milionë euro).

Rritja prej 5.5 milionë funte (6.5 milionë euro) nga 28 milionë funte (33.2 milionë euro) vitin e kaluar besohet se rrjedh nga shitja e biletave të bëra për turneun e saj botëror të “Future Nostalgjisë”, i cili do të zhvillohej pikërisht kur filloi izolimi.

Turneu nga prilli deri në qershor të vitit 2020 u anulua dhe u riplanifikua disa herë dhe vetëm tani pas dy vitesh ka rifilluar, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Por, për shkak se biletat dolën në shitje në vitin 2019, ylli ka parë një rritje masive në kompaninë e saj të turneut të titulluar ‘Dua Lip Live LLP’.

Me asetet nga kompania tjetër e saj ‘Dua Lipa Limited’, e cila vlen 19.1 milionë funte (22.6 milionë euro), do të thotë se vlera e saj tani është 51.6 milionë funte (61.2 milionë euro).

Albumi i 26-vjeçares “Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror dhe është albumi më i dëgjuar i një artiste femër në Spotify.

Ajo filloi një turne 71 ditor në shkurt, i cili do ta çojë atë në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, përpara se të shkojë më pas në Evropë dhe në Australi dhe Zelandë të Re.

Turneu i Duas filloi në Miami, teksa ajo u nis për në Portland të martën.

Turneu po promovon albumin e saj më të fundit me titull “Future Nostalgia”, i cili përmban hite si: “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.

Ajo do të shkojë në Kanada të premten, më 1 prill, përpara se të niset për në shtëpi për të nisur turneun në Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht në Manchester.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu