Turizmi jep shenja rimëkëmbjeje në Shqipëri, rritet numri i vizitorëve dhe netë qëndrimeve në shkurt

0
Turizmi jep shenja rimëkëmbjeje në Shqipëri, rritet numri i vizitorëve dhe netë qëndrimeve në shkurt
Gjigandi

Treguesit që kanë lidhje me turizmin, dhe aktivitetin e strukturave pritëse në të gjithë Shqipërinë u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 51.2 për qind, në krahasim me Shkurt 2021 dhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 86.4 për qind, në krahasim me Shkurt 2021.

Numri i netë qëndrimeve nga personat rezident është rritur me 76.0 për qind dhe numri i netë qëndrimeve nga peronat jo-rezident është rritur me 97.9 për qind.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër të vendit ka shënuar rritjen më të lartë prej 2.2 herë.

Në zonat jo-bregdetare ky tregues është rritur me 75.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

RonaTyra

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në hotele dhe akomodime të ngjashme ka shënuar rritjen më të lartë prej 74.3 për qind.

Në muajin Shkurt 2022, numri më i lartë i vizitorëve në rajonin qendër me rritje 53.4 për qind sipas zonave të afërsisë me bregdetin në zonat jo-bregdetare 66.8 për qind.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 86.4 për qind, në krahasim me muajin Shkurt 2021.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2.1 herë.

Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 2.1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në hotele dhe akomodime të ngjashme ka shënuar rritjen më të lartë prej 79.3 për qind.

Në muajin Shkurt 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar në zonat jo-bregdetare me 53.7 për qind.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme ka qenë 8.8 për qind, kundrejt 6.2 për qind që ishte në muajin shkurt 2021.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme ka qenë 7,7 për qind, kundrejt 4.8 për qind që ishte në muajin shkurt 2021.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu