Turistët rus, ukrainasja: Nuk mund të lejohen persona pro luftës në Shqipëri

0
Turistët rus, ukrainasja: Nuk mund të lejohen persona pro luftës në Shqipëri
Gjigandi

Ftesa e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për turistët rusë dhe kërkesa e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për t’i ndaluar ata ka ngjallur shumë debate.

Ekspertja e turizmit Flora Xhemani dhe Irina Romanova ukrainasja që zhvillon guida turistike u përplasën në studion e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.

Sipas Xhemanit, është në traditën shqiptare që t’i hapim derën atyre që trokasin, ndërsa Romanova bëri thirrje që të mos lejohej asnjë rus të vinte për turizëm në Shqipëri.

Ndërsa Xhemani theksoi se nuk mund të lejonim politikat e gabuara të një vendi të penalizonin ata qytetarë që do të kishin dëshirë të kalonin pushimet në Shqipëri, Romanova u shpreh se nëse do të kishte rusë që do kishin dalë kundër Putinit dhe pushtimit, do të kishin ikur që pas 24 shkurtit nga Rusia. Sipas saj nuk mund të lejohen persona pro luftës në Shqipëri.

Sidoqoftë Romaniva shtoi se nuk do të kërkonte nga asnjë biznes që të mos punonte me rusët, duke qenë se turistët rus janë potencial ekonomik, por pohoi se nuk do të jepte guida vetë sepse emocionalisht e kishte të pamundur. /Euronews Albania/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu