Tuchel konfirmon vendimin për të ardhmen e Brojës te Chelsea

0
Tuchel konfirmon vendimin për të ardhmen e Brojës te Chelsea
Gjigandi

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes të së enjtes kundër Leicester City, Thomas Tuchel foli për rikthime. Fjala është për Armando Brojën dhe Connor Gallagher, të huazuar, të cilët kanë zhvilluar një sezon të mirë te Southampton dhe Crystal Palace, përkatësisht:

“Ata do të kthehen, me siguri. Ne i kemi huazuar këtë sezon që të kthehen si lojtarë më të mirë dhe më me përvojë. I dua në përgatitoren parasezonale, t’i shoh në veprim dhe të vendosim më tej se çfarë do të ndodhë me ta”.

Përveç kësaj, pjesa e pasme është e zbrazur. Antonio Rüdiger do të shkojë te Real Madridi, ndërsa Andreas Christensen tashmë e ka mendjen te Barcelona. Aq sa qendërmbrojtësi danez i kërkoi trajnerit të tij Thomas Tuchel të mos merrte pjesë në finalen e “FA Cup”, siç raportoi “The Guardian”, pak ditë më parë.

Ndërkohë, dy ditë më parë, ndihmësi i Edy Reja në kombëtaren kuqezi, Sergio Porrini, e “sponsorizoi” djaloshin me rrënjë nga Malësia e Madhe në ekipet e Serie A: “Broja te Napoli? E kam ndjekur rregullisht. Nga viti i kaluar e deri më tani është rritur shumë, te Southampton ka shpërthyer.

Cilësitë më të mëdha i ka në shpejtësi e sipër, kur ka topin në këmbë. Ai më kujton pak Leao, bëhet i papërmbajtshëm kur e hedh topin përpara në hapësirë. Më pak shkëlqen kur luan me shpinë nga porta, por kur gjen hapësira, është shkatërrues.

RonaTyra

Dikush si Broja, te Napoli ndoshta do të vuante pak, siç iu ndodh shumë njerëzve. Megjithatë, cilësitë e tij janë të një futbollisti që mund të ndëshkojë në çdo kampionat, edhe në Itali”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu