Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, ka folur në lidhje me shortin e Champions League. Parisienët do të përballen me ekipin surprizë të Atalantës. Kampionët e Francës duan të fitojnë trofeun e madh të Europës.
“Atalanta është një skuadër spektakolare dhe shënon shumë gola.
Duhet të jemi gati për këtë përballje, duhet të zhvillojmë një ndeshje të kujdesshme.
“Objektivi? Kemi arritur deri në çerekfinalet e Champions League, PSG do të luftojë për ta fituar këtë kompeticion“, – tha ai.