Algjeri- Futbolli i Algjerisë në zi.
Mesfushori sulmues i skuadrës kombëtare, Billel Benhammouda, ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik.
Bashkë me 24-vjeçarin ka qenë edhe një shok i tij, që gjithashtu ka vdekur.
Benhammouda, që aktivizohej me skuadrën e USM Alger, shënoi një gol të enjten, në fitoren e Algjerisë ndaj Kongos (3-0), në një ndeshje në turneun e katër Kombeve. Por ky ishte goli i fundit për të.
Krahas, miqve dhe shokëve, Federastës së Algjerisë, ngushëllime për humbjen e pazëvendësueshme i ka shprehur familjes Benhammouda edhe Konfererata Afrikane e Futbollit.