Një shpërthim me tritol ka tronditur sërish Shkodrën, pasi rreth orës 02:25 të mesnatës, pranë banesës së një oficeri të policisë shpërthyer lëndë plasëse.
Shtetasit me iniciale P. V., 49 vjeç, i është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
Saaq, mësohet se nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në banesë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve