Ka siguruar menjëherë një rol të rëndësishëm në mekanizmat e Atletico Madrid.
Kieran Trippier është bërë një nga të besuarit e trajnerit Simeone, aq sa i ka marrë vendin e titullarit Arias-it. Tani, ish-lojtari i Tottenham ka folur për Mirror dhe nuk i ka kursyer thumbimet për ish-ekipin e tij.
“Nuk e kam problem të them se jam më i fortë se një vit më parë. Nëse do ta kisha ditur se do të ndihesha kaq mirë dhe se do të isha në këtë formë…”, ka thënë anglezi.
“Sezoni i kaluar ka qenë shumë i vështirë për shkak të dëmtimeve. Nuk dua të gjej justifikime, por kam luftuar për shumë kohë me dëmtimet deri në ndërhyrjen që kam bërë në janar”.
“Duhej të isha operuar më parë, kur isha te Tottenham, por ata nuk donin. Më është dashur ta bëj në këtë sezon, prakitikisht një vit më vonë. Por nuk dua të futem në detaje”, ka përfunduar Trippier.