Në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, futbolli i Kosovës ishte në pikën më të lartë. Trepça në vitin 1977 u bë anëtare e elitës së futbollit ish jugosllav dhe një vit më vonë ka luajtur edhe në finalen e Kupës Marshall Tito.
Trepça nuk qëndroi më shumë se një vit në rangun elitë.
Në vitin 1983 deri në vitin 1988 Prishtina ishte anëtare e ligës së parë dhe pas pesë viteve bien në ligën e dytë.
Një treshe e frikshme që nuk harrohet, është edhe Muharrem Sahiti, Naser Bunjaku dhe Abdyl Bellopoja, që në vitin 1985 dhe një pjesë edhe të 86-ës luajtën për ish Cërvena Zvezdën e Gjilanit.
Pas një kohe Sahiti e Bellopoja kishin kaluar në Prishtinë, e cila garonte në elitën e futbollit ish jugosllave por Bunjaku kishte mbetur besnik i skuadrës nga Gjilani. Sahiti-Bunjaku-Bellopoja, treshja që nuk harrohet e asaj kohe, kur shkëlqenin në vitet e 80-ta.