Tre persona kanë vdekur nga helmimi i metanolit në shtetin amerikan të New Mexico pasi pinë dezinfektuesin e duarve, thonë zyrtarët shëndetësorë.
Tri persona të tjerë janë në një gjendje kritike dhe një tjetër ka mbetur përgjithmonë i verbër.
Një zëdhënës i departamentit të shëndetit të shtetit tha se rastet kishin të bënin me alkoolizmin. Dezinfektuesi i duarve ka një përmbajtje të lartë të alkoolit dhe mund të jetë toksik nëse gëlltitet.
Kjo vjen menjëherë pasi Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA paralajmëroi kundër blerjes së produkteve sanitare të prodhuara në Meksikë, sepse ato përmbajnë metanol.
Burimi: top-channel.tv