Tre arsye pse është mirë të flini me çorape

0
Gjigandi

Nëse temperaturat në dhomë, tani në verë, janë mjaftueshëm të përshtatshme sa të mos ju pengojnë që të flini me çorape dhe përpos kësaj, çorapet nuk ju bezdisin, atëherë mos u mendoni dy herë që t’i mbani natën sepse përfitimet janë të shumta.
Shumë persona e kanë problem të flenë gjumë me çorape gjatë verës, por ka edhe nga ata që këtë qëndrimin e mbajnë gjatë dimrit.
Çorapet u duken bezdisëse dhe ndjehen më të lirshëm gjatë natës, por tashmë duhet të mendohen dy herë, pasi më poshtë paraqiten tre arsye pse është mirë t’i përdorni në shtrat.
1) Nëse mbani çorape, ka mundësi që të flini më shpejt. Shkak është temperatura e trupit, e cila është më e ulët kur këmbët janë të ngrohta.
2) Çorapet përmirësojnë shëndetin e këmbëve. Nëse keni thembra të plasaritura ose lëkurë të thatë, mund të aplikoni pak vaj ose krem zbutësh dhe të vishni çorapet.
3) Ka gjasa që të parandalohet sëmundja Raynaud, e cila ka të bëjë me mosqarkullimin siç duhet të gjakut. Kjo sëmundje shkakton mpirje, dhimbje të papritura dhe shenja të ngërçeve. Çorapet mund të parandalojnë sëmundjen sepse rregullojnë temperaturën e brendshme të trupit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu