Liverpool ka ndryshuar planet për merkaton e verës.
‘Reds’ lidheshin me disa emra gjatë kësaj kohe, përfshirë Milot Rashicën, Kai Havertz e Timo Werner.
Megjithatë, raportimet e ‘The Sun’ bëjnë të ditur se skuadra e Jurgen Klopp tashmë ka preferenca të tjera.
Ish anëtari i Barcelonës që tashmë luan me Watford, Adama Traore, është objektivi primar i Liverpool.
Wolves pritet të kërkojnë më shumë se 60 milionë funte për kartonin e lojtarit, shifër kjo që pritet të hap telashe për ‘Reds’, nëse sezoni nuk përfundon.
Klopp po shpreson në rekrutimin e Traore dhe mendon se ajo lëvizje do të sillte jetë në tridentin e sulmit.