Transportojnë dhe në fund vjedhin 11 emigrantë të paligjshëm, policia arreston një shtetas dhe sh…

0
Transportojnë dhe në fund vjedhin 11 emigrantë të paligjshëm, policia arreston një shtetas dhe sh…
Gjigandi

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi për vjedhjen e disa emigrantëve të paligjshëm pasi i kishin transportuar nga kufiri grek drejt Shqipërisë kundrejt pagesës.

Shtetasit A. O., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, së bashku me persona të tjerë po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e tyre drejt Tiranës, por gjatë rrugës iu vodhën emigrantëve me dhunë një shumë parash dhe aparatet celularë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë policia ka sekuestruar një shumë parash dhe sende personale të emigrantëve të paligjshëm.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, pas njoftimit të marrë se disa persona u kishin marrë më dhunë një shumë parash, sendet personale dhe celularët, 11 emigrantëve që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, ka thënë policia në njoftim.

RonaTyra

“Këta shtetas i kanë shoqëruar deri në afërsi të fshatit Mashkullorë, emigrantët, me automjetet e tyre, më pas i kanë nxjerrë nga automjetet dhe iu kanë vjedhur me dhunë, një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete”, ka shtuar policia. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu