Tragjike në Tiranë/ Ishte duke punuar dhe tërhiqet nga makineria e pastrimit, punëtori ngel i copëtuar brenda

0
Gjigandi

Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

Burime për median bëjë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, ku shtetasi Shaban Teni, 64-vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar. Mësohet se Teni prind i katër fëmijëve, punonte shofer me makinën  e pastrimit në Sukth-Manëz.

Shkak për ngjarjen e rëndë mësohet të jetë bërë makineria e shkarkimit të plehrave, pasi kjo e fundit ishte bllokuar dhe Teni ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64-vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje ne plehra i pa jetë.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu