Tragjike! Gjendet i pajetë trupi i 14-vjeçarit në lumin Seman

0
Gjigandi

Pas rreth 24 orësh kërkime, është gjetur i pajetë trupi i 14-vjeçarit në lumin Seman.

Burime bëjnë me dije se i mituri ishte zhdukur që prej ditës së djeshme. Ndërkohë përgjatë gjithë natës familjarët e të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e të miturit.

Mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Kujtojmë se një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu