Tradhtia që do ta ndjekë Kylian Mbappe gjithë jetën

0
Tradhtia që do ta ndjekë Kylian Mbappe gjithë jetën
Gjigandi

Prestigjiozja spanjolle “Marca” vijon të shfryjë ndaj Kylian Mbappe, lojtar që zgjodhi të rinovojë me PSG për shifra stratosferike financiare dhe “la me gisht në gojë” Real Madridin. Në fakt, krejt bota ishte e sigurt se 23-vjeçari do t’iu bashkohet 13 herë kampionëve të Europës, klubit më të madh në histori, por zgjodhi milionat para ëndrrës së fëmijërisë.

Nisur së këndejmi, “Marca” e quan tradhtar yllin francez: “Kylian Mbappe ishte i përzgjedhuri për galaktik. Lojtari francez u thirr për të bërë diferencën në dhjetë vitet e ardhshme. Real Madridi luftoi për nënshkrimin e tij deri në fund. Për shumë ditë e pamë atë me të bardha prej refuzimeve të vazhdueshme ndaj skenarëve të rinovimit me klubin aktual, që u ngritën nga Parisi deri në Doha.

Real Madridi donte lojtarin më të mirë, që ai synon të jetë dhe do të jetë shumë shpejt. Drejtuesit e klubit madrilen janë mashtruar, por këtë herë nga vetë lojtari, i cili prej një viti e gjysmë falsifikon dhe premton diçka që nuk ka mundur ta realizojë.

Arsyet nuk kanë rëndësi. Ai nuk është më djaloshi 18-vjeçar që dyshonte nëse do të largohej apo jo nga zona e tij e rehatisë. Mbappe është tashmë një futbollist me përvojë, me personalitet dhe që e ka gënjyer vazhdimisht Real Madridin, klubin, institucionin.

Jo vetëm ka gënjyer drejtuesit e “Los Blancos” me Florentino Perez në krye, por e ka bërë këtë me miliona e miliona tifozë. Tani ai do të vazhdojë të jetë futbollisti diferencial, i thirrur për të qenë më i miri (do të jetë herët a vonë), por gjatë gjithë jetës do të atashohet me të qenit një nga tradhtarët më të mëdhenj në botën e futbollit.

RonaTyra

Kështu duhet ta konsideroni një person që i ka lënë peng vendimet e Real Madridit për dy vite me premtimet e tij të rreme, të bëra ballë për ballë. Golat e Mbappe me siguri do të mbahen mend si trofeu i Botërorit që ngriti në Moskë më 2018, por edhe si njeriu që nuk foli asnjë fjalë gjatë tradhtisë.

Meqë ra fjala, ajo që u diskutua mes Mbappe dhe Benzema do të mbetet mes tyre, por bie erë që shoku i tij i kombëtares është i pari që zhgënjehet. Ai ka vendosur, të paktën edhe për tri vite të tjera, të vazhdojë në Paris, duke besuar se askush nuk mashtrohet, se Real Madridi nuk ka qenë kurrë i tij.

E njëjta gjë do të ndodhë pas një kohe, por asgjë nuk do të jetë njësoj. Ai dëshiron që PSG të ketë më në fund një histori, por e bën këtë me koston e krijimit të historisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu