Vjen goditja e dytë për Francesco Totti-n, ish-kapiten dhe flamur i Roma-s, sot në rolin e menaxherit.
Bëhet fjalë për Mateo Retegui, sulmues 21-vjeçar në pronësi të Boca Juniors, i huazuar tek Estudiantes, i cili ka realizuar 4 gola në 18 ndeshje të luajtura në kampionatin e fundit argjentinas.
Lajmi është dhënë nga Ole: “Është një nder që Francesco na ka kontaktuar dhe është bërë menaxheri”.
Totti kishte folur për talentin pak javë më parë gjatë një lidhje direkte në Instagram me Vieri-n:
“Po negocioj me një talent të pabesueshëm nga Argjentina, është një sulmues shumë i fortë. Është i papërmbajtshëm. Nuk e them emrin, përndryshe do të ma vjedhin”, kanë qenë fjalët e Totti-t.