Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se në PD duhet të dominojë kultura e komunikimit, liria dhe vota.
Sipas tij, sot shikon në PD fyerje, tentativa për eleminim politik, stërkëmbsha, frymë që është futur nga Berisha i cili ka qenë gjithmonë aty.
Topi: Në PD duhet të dominojë kultura e komunikimit, liria, vota, respekti për kolegun. Sot shikon fyerje, tentativa për eliminim politik, stërkëmbsha. Kjo frymë është futur nga Berisha dhe është absorbuar nga gjenerata e re.
Struktura e tij politike ka qenë e tillë që nuk është shkëputur nga vendimmarrja politike. Berisha ka qenë aty. Duke zgjedhur një pozicion që e bënte më komode vendimmarrjen e tij.