Top Story/ Konflikti me 7501, dy pronarë të ndryshëm në të njëjtën truall

0
Gjigandi

Zef Noka nga fshati Luz i Fushë-Krujës. Prej 29 vitesh, ai ka të hapur një konflikt me kushëririn e tij për një parcelë prej 1750 metrash tokë.

Nikollë Noka quhet ai. Ai e ka pushtuar tokën. Ne kërkojmë ta zgjidhë këtë çështje shteti, shteti edhe ta vërë para përgjegjësisë atë, edhe gjykatë që na ka fut në vëllavrasje, kjo është vëllavrasje, vetëm të fillojmë luftën, ça do bëjmë ne”, rrëfen Zef Noka, denoncues.
Në vitin 1993, Zef Noka ka marrë 10.900 metër tokë sipas ligjit 7501. Ai u pajis edhe me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi për këtë sipërfaqe të ndarë në 5 parcela. Konflikti, është pikërisht për parcelën me numër 109/12. Zefi posedon certifikatën e pronësisë së siguruar në vitin 2011. Në fakt, ajo tokë fizikisht zotërohet nga kushëriri i tij, i cili ka ndërtuar edhe banesën aty po në vitin 2011.
“Toka ka qenë e babës tim, në 2011 bëni shtëpinë dhe më pushtoj pjesën poshtë, ai nuk ka dokumente”, rrëfen Zef Noka, denoncues. Në fakt, ka një mospërputhje mes Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi që Zefi ka marrë në vitin 1993, dhe certifikatës së pronësisë së vitit 2011.
Parcela, 109/12 nuk rezulton në 5 pasuritë e AMTP-së. Aty në fakt rezulton parcela 109/11 që gjykata çuditërisht konstaton se nuk ka informacion se në pronësi të kujt është. Hapësira e kësaj parcele është 1750 metra, që përkon pikërisht me hapësirën e parcelës 109/12 sipas certifikatës. Referuar dokumenteve, parcela e kushëririt të Zefit, Nikollës është me numrin 109/9. Rezulton, se problematika këtu qëndron tek mospërputhjet mes parcelave në terren dhe dokumentacionit.
“Shkova në Bashki, Bashkia në 2014 me drejtoi në Krujë në gjykatë. Kjo gjyqtarja, mbante krah nga ajo pala tjetër. Përkrahte atë, pushtuesin e tokës, parcelës, me gjithë eksperten që ishte shoqja e vet”, rrëfen Zef Noka, denoncues.
Gjykata në fund rrëzoi kërkesën e Zefit, por problemi mbetet ende pa zgjidhje. I moshuari sot disponon certifikatën e pronësisë, por abuzimet në terren të zyrtarëve kanë prodhuar një mospërputhje të madhe mes dokumenteve dhe situatës në terren që ka futur në konflikt kushërinjtë. Ajo parcelë është komplet tokë e babës tim, tokë.Është toka ime ajo, ç’punë ka ai aty, e kam unë certifikatën nesër vjen tatimi e paguaj unë, s’paguan ai”, rrëfen Zef Noka, denoncues.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu