Toleranca do të jetë zero

0
Gjigandi

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme një seminar informues me delegatët e ndeshjeve, ku është folur për protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19.

Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij informoi delegatët mbi takimet e zhvilluara me të gjithë drejtuesit e klubeve dhe detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit mjekësor që është përgatitur nga FSHF e është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shulku kërkoi nga zyrtarët e ndeshjeve që të tregojnë kujdes maksimal dhe theksoi se toleranca është zero në lidhje me zbatimin e protokollit mjekësor.

Drejtuesi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e një ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli fëmijëve deri te Kategoria Superiore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu