Tmerrohen kalimtarët/ Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugës – dyshimet e policisë për ngjarjen

0
Tmerrohen kalimtarët/ Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugës – dyshimet e policisë për ngjarjen
Gjigandi

Trupi i pajetë i një 65-vjeçari është gjetur në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti”, ku kalimtare të zonës kanë parë trupin e të moshuarit.

Blutë e Tiranës bëjnë të ditur se viktima është identifikuar me iniciale B.M dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

RonaTyra

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu