Tjetër rast në Prishtinë, 16-vjeçarja përdhunohet nga i dashuri i saj

0
Gjigandi

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që tronditi vendin, janë raportuar edhe disa raste të sulmeve seksuale.

Një ngjarje e tillë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, pas orës 23:00 në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku viktimë është një e mitur.

Burime për media bëjnë me dije  se nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga i dashuri i saj, 18-vjeçar, me të cilin kishin krijuar lidhje që nga viti i kaluar. Përveç sulmit seksual, i riu po hetohet edhe për veprën penale “shtrëngim”, që dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës sa ka qenë në lidhje dashurie me të miturën.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu