Tiranë/ Lëndë narkotike në lokal, arrestohen 2 persona

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A. C., 32 vjeç dhe M. Xh., 23 vjeç, si dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 32 vjeç dhe M. Xh., 23 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit D. Xh., 51 vjeç dhe B. Xh., 39 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në një lokal, në rrugën Tiranë-Ndroq, këta shtetas nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. C. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu