Fshati Olimpik konsiderohet si një vend mitologjik

0
Gjigandi

Fshati Olimpik konsiderohet si një vend mitologjik për ata që kanë mundësi të jetojnë aty për disa ditë gjatë një Olimpiade. Një vend që sipas ish-futbollistit të kombëtares angleze në Lojërat “Londër 2012” ishte si një kaos pozitiv, ku të gjithë ishin të barabartë.

Micah Richards, i cili në vitin 2012 ishte një nga anëtarët e kombëtares së Anglisë, kujton kështu qëndrimin e tij në Fshatin Olimpik. Ai rrëfen mënyrën se si lojtarët iu afruan ngjarjes së madhe olimpike, duke u argëtuar si kurrë më parë.

“Fshati ishte një kaos, imagjinoni të gjithë këta atletë, gjithë këtë testosteron dhe gjithçka është kundër të gjithëve. Kishte një mensë të madhe, kishte ushqim kinez, ushqim indian, McDonald’s, gjithçka sipas dëshirës.

Dhe kishte kaq shumë yje, ne britanikët kishim zonën tonë, por të gjithë qëndrojnë bashkë”, tha Micah Richards.

“Situata u komplikua aq shumë sa trajneri na nxori jashtë fshatit, sepse mendoi se ishte një shpërqendrim i tepërt. Ishte absurde, ne ishim të gjithë atje dhe nuk kuptonim asgjë. Aty ishin peshëngritësit, bisha të vërteta që kalonin përpara. Më pas ishin notarët, të gjithë të bukur dhe elegantë, pastaj ata të sporteve ekipore”, shtoi Richards.

RonaTyra

Kur u pyet nëse kishte ndonjë mënyrë për të pasur takime seksuale në një mjedis të tillë, Richards përgjigjet me njëfarë pafajësie: “Sigurisht. Është një mjedis tjetër, i vështirë për t’u shpjeguar që futbollistët nuk e jetojnë shumë shpesh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu