Vazhdon protesta e tifozerive kundër rifillimit të kategorisë kryesore të futbollit italian.
Seria A do të rikthehet në fushë në mesin e qershorit pas ndalesës së detyruar për shkak të emergjencës coronavirus, por shumë tifozë nuk janë dakord dhe po e tregojnë këtë me akte të vazhdueshme proteste.
I fundit, parulla e shpalosur nga tifozët ultras të Atalanta-s. “Të neveritur nga një vendim absurd, të ndjekësh milionat dhe jo topin. Sistemi i futbollit, i turpshëm”, ka qenë mesazhi i tyre.
Bergamo ka qenë një nga qytetet më të goditura nga coronavirus dhe një qëndrim i tillë nga ana e tifozerisë ultras së Atalanta-s është i uptueshëm.
Kohët e fundit, edhe tifozët e Torino-s kanë dalë kundër rifillimit të Serisë A.