Thirrja e nenes se Kacifas: “Ngrihuni ti shfarrosim tradhetaret, te mbrojme token tone”

0
Gjigandi

GJIROKASTËR
Nuk e ka qarë me ligje, siç është zakoni i grave e nënave shqiptare, sidomos në Jug por i është betuar mbi varr se do luftojnë dhe asgjë nuk do i ndalë. Por kë do luftojë nëna e Kostandin Kacifas, ekstremistit të minoritetit grek në Bularat që u vra një vit më parë pasi hapi zjarr mbi policinë?
E veshur me të zeza Vasilia Kacifa, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat i ka cilësuar tradhtarë shqiptarët duke bërë thirrje për t’i vrarë.
“Trimi im, jemi grekë, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çohuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë. Këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët thyejuni turinjtë, vritini! Rroftë bashkimi. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, dëgjohet teksa thotë mbi varrin e Kacifas nëna e tij ndërsa të tjerët e duartrokasin dhe bërtasin “Rroftë Vorio Epiri”.
Rreth 1800 persona kanë hyrë nga Greqia përgjatë dy ditëve për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vrasjes së 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas.
The post Thirrja e nenes se Kacifas: “Ngrihuni ti shfarrosim tradhetaret, te mbrojme token tone” appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu