Thellohet skandali me rrugën e Arbrit, ‘Gjoka konstruksion’ nuk ka dorëzuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Eshtë thelluar skandali me rrugën e Arbrit. Medit kane zbuluar se kompania ‘Gjoka konstruksion’ nuk ka dorëzuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës
Neës24 zbardh një tjetër skandal të kompanisë “Gjoka Konstruksion”, që po ndërton “Rrugën e Arbrit’. Në shkresën që ARRSH i ka dërguar agjencisë së prokurimit publik në datën 12 shtator rezulton se Gjoka Konstruksion përvec shkeljeve të tjera, nuk ka deklaruar në mënyrën e duhur emrat e anetarëve të bordit mbikëqyrës të kësaj kompanie, që kryen punimet për ‘Rrugën e Arbrit’ e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.

L‘Rezulton se “Gjoka Konstruksion sha” ka dorëzuar shtojcën 8 ‘Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme’ nga ku rezulton se nuk ka deklaruar në formën dhe mënyrën e duhur emrat e anëtarëve të këshillit mbikqyrës, sipas shtojcës 8 të dokumentave standarte të tenderit e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.’
ARRSH thotë se bëhet fjalë për mosplotësimin në formën e duhur të një shtojce e cila është pjesë përbërëse e dokumentave të procedurës së prokurimit dhe është e detyrueshme që të plotësohet sipas formatit të miratuar nga organet ligjzbatuese.
‘Për këtë shkak shtojca e dorëzuar nga anëtari i bashkimit të përkohshëm të operatorëve ekonomik 11 Marketing&Distribution shpk nuk konsiderohet e rregullt pasi nuk përmban të gjithë elementët e nevojshëm dhe të detyrueshëm për tu plotësuar’.
Grupi i punës i ngritur nga ARRSH në përbërje të së cilit janë katër inxhinierë ka dal në përfundimin se dokumentacioni administrativ-ligjor-kualifikues i paraqitur nga ‘Gjoka konstruksion’ dhe operatorët e tjerë nuk është i plotë dhe nuk përputhet me kriteret e veçanta të kualifikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu