Gazeta britanike The Sun ka bërë një parashikim me shumë guxim sesi do të jetë formacioni i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Mesa duket spanjollët nuk janë të kënaqur me situatën e shfaqur tani dhe kërkojnë të rindertojnë një ekip të ri sidomos në pjesën e sulmit ku pas ikjes se Cristiano Ronaldos nuk ka bindur shumë. Anglezët mendojnë se rreth 70 % e skuadres së Realit nuk ndryshon sezonin tjetër sidomos e gjithë mbrojtja që tregon stabilitet por edhe mesfusha.
Në repartin e tërhequr, portieri Courtois, Varane, Ramos, Marcelo dhe Carvahal janë të paprekshëm. Po ashtu dhe Casemiro përpara mbrojtjes me Toni Kroos. Pastaj fillojnë bombat e merkatos.
I pari mund të afrohet Paul Pogba. Juventusi është tërhequr në garën për të rikthyer mesfushorin francez dhe kjo është parë si një dritë jeshile për Realin e Madridit. Spanjollët duan t’i japin një tjetër shans Eden Hazard që do të jetë përsëri pikë referimi sezonin tjetër por 2 goditjet e tjera të mëdha do të jenë Haaland si sulmues i parë dhe Kylian Mbappe.
Me këto 3 goditje Reali kthehet të jetë përsëri një skuadër galaktike dhe protagonist sërish në Champions League. Por afrimi i tyre do të thotë rinovim i pjesës përpara që do të sjellë largimin e Luka Modric, Gareth Bale dhe sulmuesit Benzema që deri më tani ka qenë pika e dobët e presidentit Florentino Perez.