Thaqi: Dua ta fitoj titullin

0
Gjigandi

Armend Thaqi po shkëlqen edhe këtë edicion në Superligën e Kosovës me skuadrën kryeqytetase, FC Prishtina.

Mbrojtësi i majtë deri më tani ka dhënë 10 asistime në Superligë, ndërsa numëron edhe dy asistime të tjera në Kupë.

Kjo ka bërë që Thaqi të jetë asistuesi më i mirë në elitë.

“Statistikat në 4-5 vitet e fundit ka pasur për afro 10 asistime për sezon, por dallon kur bën asistime për Prishtinën sepse këtu presioni është më i madh, pasi çdo herë luftohet për titull”, tha Thaqi.

“Harkimet brenda zonës i tentojmë edhe në stërvitje dhe kur dal në fushë më mundosohet më lehtë ta bëjë këtë, por kur dihet që në ekip kemi edhe dy sulmuesit më të mirë në ligë, ateherë gjithçka bëhet më e lehtë”.

RonaTyra

Titulli apo Kupa? “Kupën e kam fituar më parë me Prishtinën dhe për këtë vit dua të fitoj titullin”, tha Thaqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu