Shtyllat e ndërtesat shkunden dhe deti tërhiqet/ Pamje të frikshme nga tërmeti që tronditi Meksikën

0
20
Gjigandi

Meksika u godit pak minuta më parë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 sipas shkallës Rihter, duke shkaktuar kaos dhe panik tek miliona banorë, të cilët kanë vërshuar nëpër rrugë.

Së fundmi, kanë dalë edhe pamjet e para që tregojnë tmerrin që kanë përjetuar qytetet e prekura nga tërmeti me fuqi shkatërruese.

Siç shihet dhe në videot e publikuara në mediat sociale, ndërtesat shkunden bashkë me shtyllat e tensionit, ndërsa në disa pamje të tjera një prej qytetarëve thotë se është tërhequr deti.

Deri më tani nuk ka raportime për lëndime në njerëz apo dëme serioze materiale, ndërkohë që autoritetet kanë dhënë alarm për tsunami.

Ky tërmet vjen në një kohë kur Meksika është një prej vendeve më të goditura në botë nga pandemia Covid-19, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 22 mijë njerëz dhe janë konfirmuar si të prekur mbi 185 mijë të tjerë.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu