Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vazhdon punën për projekte të reja muzikore.
Kohëve të fundit, artistja nga Istogu është zhvendosur në Greqi, por nga atje po iu qëndron afër fansave përmes postimeve në rrjetet sociale teksa herë pas herë ndan me ta edhe përditësime rreth këngëve të reja.
Ditë më parë, Rina në një postim në Instagram postoi një pjesë të shkurtër të një kënge, të cilën tha se nuk do ta publikonte asnjëherë dhe fansat mund ta shijonin vetëm refrenin e saj.
Ndjekësit ishin të menjëhershëm në reagime duke komentuar dhe kërkuar që ky projekt të lansohej i plotë.
Reagimet pozitive kanë bërë që krijuesja e “Bab Rosita” të mendoi për lansimin e kësaj kënge.
Foto: Rina Balaj/InstaStory
“7 mijë komente, tani po më bëni që ta lansoi këngën”, ka shkruar Rina në një postim në InstaStory.
Ndërkohë, deri në publikimin e një projekt të ri, Balaj po shijon suksesin e “Demon” që u shoqërua edhe me klip dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjysmë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
/abc24.al/