Pete Davidson mungon në sezonin e parë të serialit “The Kardashians” – pritet të shfaqet në sezon…

0
Pete Davidson mungon në sezonin e parë të serialit “The Kardashians” – pritet të shfaqet në sezon…
Gjigandi

Shikuesit e “The Kardashians” në Hulu do të duhet të presin deri në sezonin e dytë për të parë të dashurin e ri të Kim Kardashian, Pete Davidson.

Marrëdhënia e tyre u bë publike pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese tetorin e kaluar në “Saturday Night Live”, ku ai është një nga anëtarët e kastit.

Megjithatë është pohuar se ai nuk do të shfaqet në sezonin e parë të serialit të ri të familjes së saj, sipas TMZ.

Kim dhe Pete ishin bashkë të enjten mbrëma për premierën e “The Kardashians” në Los Angeles, si dhe për darkën më pas në Jon And Vinny’s, duke shënuar debutimin e tyre të parë si çifti në tapetin e kuq.

RonaTyra

Ata thuhet se janë filmuar për serial në të dy lokacionet – por pasi sezoni i parë ka përfunduar xhirimet, dhe pamjet pritet të transmetohen në sezoni i dytë.

Edhe pse Pete nuk do të shfaqet vetë në sezonin e parë të “The Kardashians”, marrëdhënia e tij me Kim do të jetë temë bisede, shkruan

DailyMail.

Në një ‘trailer’ për shfaqjen, Kim mund të shihet duke i dërguar mesazhe dikujt ndërsa është ulur në një sfond për të filmuar një rrëfim televiziv të serialit.

Kur një zë jashtë kamerës pyet nëse emri i personit të cilit i dërgon mesazhe tingëllon ngjashëm me ‘këmbët (feet)’, Kim qesh pa ngritur kokën dhe pa e treguar përgjigjen.

Nëna e saj Kris Jenner gjithashtu diskuton romancën në ‘trailer’, duke zbuluar: “Kjo është një marrëdhënie që nuk mendoj se dikush e ka pritur”.

Që kur Kim filloi të dalë publikisht me Pete, dyshja kanë tërhequr ‘sulme’ publike nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West.

Reperi dhe Kim u martuan në vitin 2014 në Firence dhe kanë katër fëmijë së bashku – North, tetë, Saint, gjashtë, Chicago, katër dhe Psalm, dy.

Kim bëri kërkesë për divorc shkurtin e kaluar dhe në fillim të muajit të kaluar ajo ia doli të shpallej ligjërisht beqare, pavarësisht përpjekjeve të Kanye.

Në vitin pas paraqitjes së saj të divorcit, ai vazhdimisht iu lut publikisht që të ribashkonte familjen e tyre duke u kthyer tek ai, përfshirë edhe në albumin e tij “Donda”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu