‘Tetori Rozë’/ Policia Rrugore dhuron për gratë paketa për të kryer kontrollin shëndetësor

0
Gjigandi

Muaji tetor përkon me ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave lidhur me kancerin e gjirit.

Në kuadër të ‘Tetorit Rozë’, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese duke i vendosur grave dhe vajzave fjongon rozë me mesazhet e kujdesit për veten.

Sakaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë dhuruar për gratë paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.

Njoftimi i plotë:

“Tetori Rozë”, në spektrin human të Policisë së Shtetit 🎗️🌸👮🏻

RonaTyra

Gratë dhe vajzat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë dhe një aset i çmuar, gjithmonë e më i pranishëm, i Policisë së Shtetit.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese mbarëbotërore “Tetori Rozë”, punonjëset e Policisë së Shtetit përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë, me mesazhet e kujdesit për veten dhe të drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.

Ndërkaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit,  paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu