Premierliga është shumë afër rifillimit të sezonit, derisa akoma nuk është marrë ndonjë vendim final, Premierliga ka njoftuar se 20 klubet janë të përkushtuara që të kompletojnë sezonin, sapo të jepet mundësia.
Sipas planit të shpalosur së fundmi, sezoni do të përfundohet në fusha neutrale, me skuadrat që nuk do të luajnë ndeshjet si nikoqire asnjëherë.
‘The Sun’ ka shkruar se sa i përket emrave të stadiumeve, ku do të luhen ndeshjet, gjithçka do të konfirmohet gjatë javës tjetër.
Megjithatë, ata kanë publikuar tetë stadiumet që ndodhen në katër regjione të ndryshme, ku pritet të zhvillohet Premierliga.
Amex Stadium (Brighton)
St Mary’s Stadium (Southampton)
London Stadium (West Ham)
Emirates Stadium (Arsenal)
King Power Stadium (Leicester City)
Villa Park (Aston Villa)
Old Trafford (Manchester United)
Etihad Stadium (Manchester City)
Stërvitjet e skuadrave të Premierligës pritet të fillojnë më 18 maj (të plota), kurse ndeshjet mund të luhen nga 12 qershori.