Testi satelitor/ Rusia: Nuk ishte një armë

0
Gjigandi

Akuzat nga SHBA dhe Britania e Madhe se Rusia ka testuar së fundmi një armë kundër satelitëve në hapësirë, janë të shtrembëruara, tha ministria ruse e Mbrojtjes.

Testet e kryera më 15 korrik, sipas saj, nuk përbëjnë kërcënim për objekte të tjera në hapësirë dhe nuk ka patur shkelje të ligjit ndërkombëtar. Moska tha më herët se kishte përdorur një teknologji të re për të kryer kontrolle mbi pajisjet hapësinore ruse. Por SHBA dhe Britania e Madhe thanë se ishin të shqetësuar për aktivitetet satelitore.
Ne jemi të shqetësuar nga mënyra me të cilën Rusia ka testuar një nga satelitët e saj duke lancuar një testatë me karakteristikat e një arme – tha shefi i drejtorisë hapësinore britanike, Harvey Smith. Kjo është hera e parë që Britania e Madhe akuzon Rusinë për teste kërcënuese në hapësirë dhe vjen vetëm pak ditë pas një tjetër hetimi të qeverisë që doli në përfundimin se kërcënimi që vjen nga Rusia është nënvlerësuar shumë.
Departamenti amerikan i shtetit po ashtu tha se kishte vëzhguar përdorimin nga Rusia të asaj që dukej si një armë kundër satelitëve në orbitë. SHBA dhe Rusia duhet të mbajnë bisedime për sigurinë në hapësirë, në Vjenë, javën e ardhshme, për të parën herë që nga 2013. Bisedimet mund të jenë një rast i mirë për të nënvizuar se hapësira nuk është një territor pa ligje dhe i pa qeverisur – tha ndihmës sekretari i shtetit për sigurinë ndërkombëtare Kristofer Ford.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu