Tesla prezanton Model Y, ja sa është çmimi

0
Gjigandi

Gjatë një aktiviteti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, drejtori i përgjithshëm i Tesla, Elon Musk i ka befasuar të pranishmit duke e prezantuar edhe Model Y.

Siguria e kësaj makine, është gjëja e parë që e ka përmendur Musk, duke thënë se do të vlerësohet me pesë yje siguri në të gjitha kategoritë.

Me baterinë e vendosur në pjesën e poshtme, gjë që ia rritë qendrën e gravitetit, Model Y mund të konsiderohet makina SUV më e sigurtë ndonjëherë.

Ndërtimi i kësaj makine, thuhet të jetë bërë në atë mënyrë, që ta ketë funksionalitetin e një makine SUV, derisa mund të vozitet sikur një makinë sportive, që është shumë e tendosur në kthesa.

Duke treguar vetitë më të mira të kësaj makine, është thënë se do të ketë autonomi deri në 482 kilometra, por nuk janë bërë të ditur të dhëna shtesë.

RonaTyra

Brendia e Model Y, është e ngjashme me Model 3 me kulmin panoramik, të cilin mund ta shijojnë më së miri udhëtarët që ndodhen në dy radhët e ulëseve të pasme.

Autopiloti i Model Y, do të ketë kapacitetet e makinave të deritanishme nga Tesla, por që pritet të fuqizohet deri në fund të vitit edhe më përditësime shtesë.

Të interesuarit për këtë makinë, duket të paguajnë duke filluar nga 35 mijë euro, ndërsa çmimi shtrenjtohet për opsionet shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu