Ish-futbollisti kavajas Altin Rica, i cili është invalid prej vitesh pasi një aksident automobilistik e paralizoi do të ketë mundësinë të jetojë në një shtëpi të re.
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” të “Top-Channel” u mësua se Rica është akomoduar në banesën e tij të re.
Ai u ndihmua nga kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Andi Lila dhe futbollistët, të cilët siguruan të ardhurat për ndërtimin e një banese të re për Altin Ricën, pasi shtëpia e tij u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në mars të këtij viti, Andi Lila i premtoi idhullit të tij të futbollit Altin Rica se do të jetonte në një banesë të re. Pas 3 muajve premtimi është bërë realitet.