Ditën e mërkurë, një tërmet i magnitudës 5.9 ballë goditi Turqinë perëndimore, ku u dëmtuan dhjetëra banesa dhe më shumë se 100 persona. Pas tërmetit të fortë janë regjistruar 106 pas goditje me magnitudë më të madhe se 4.3 Rihter.
Tërmeti në Turqi, riktheu frikën e rakitizmit të pllakave tektonike dhe mundë të përballeshim përsëri me një situatë, por sizmologu Edmond Dushi në një intervistë për Abc24.al, thekson se nuk ka vend për panik. Sipas tij tërmeti i Turqisë është i fuqisë së moderuar dhe vjen si pasojë e thyerjeve tektonike. Ndërsa sa i përket një tërmeti me forcë më të madhe, Dusha tha se do të kontribuonte për lëvizjen e pllakave tektonike dhe do të kishte ndikim në vendin tonë.
Po ashtu sizmologu Dusha shtoi se Shqipëria ka potencial për të qenë tektonike dhe për tu prekur nga tërmete të fortë dhe kjo gjë është e provuar shkencërisht nga studimet vendase apo të huaja për tërmetet.
“Nëse ka potencial Shqipëria për të qenë tektonike dhe për t’u prekur nga tërmete të fortë, kjo është e provuar shkencërisht nga studimet tona dhe mbarë botërorë sizmologjike, por edhe e përjetuar së fundmi me tërmetin e Nëntorit 2019. Nëse tërmeti i fundit ne Turqi mund të kontribuoje në këtë aspekt apo ka ndikim të drejtpërdrejtë, nuk ka ndonjë fakt shkencor qe mund ta provojë këtë. Megjithatë, në sizmologji ende hulumtohet sa i përket ndikimit dinamik të tërmeteve ke njëri-tjetri, por kjo lidhet me kushte të caktuara tektonike dhe fizike”, tha Dusha.
Intervista e plotë:
Gjatë ditës së djeshme, Turqia u godit nga një tërmet i magnitutës 5.9, a mund të konsiderohet si një nga të fuqishmit ky tërmet?
Tërmeti i ditës së djeshme, në Turqi, me magnitudë 5.9, ndodhi në afërsi të Düsce, klasifikohet si tërmet i moderuar. Thyerja tektonike që lidhet me këtë ngjarje sizmike është ajo Anatoliane, krahu i saj lindor që është edhe me spikatur për aktivitetin e larte sizmik. Është një thyerje tektonike tepër aktive, e tipit strike-slip ( zhvendosje horizontale), që ka potencial të lartë sizmogjen dhe shkakton tërmete të fortë M>6.0 te shkallës Rihter. Duke qenë tërmet i cekët dhe me vatrën pranë zonave urbane, e rrit efektin në sipërfaqe pra të energjisë së fokusuar, që natyrisht shoqërohet me dëme të paevitueshme.
A ka rrezik që një tërmet i tillë të ndodhë vendit tonë, si pasojë e tërmetit në Turqinë perëndimore, duke qenë se Shqipëria futet në të njëjtën listë vendesh me rrezikshmëri të lartë? A rrezikohet lëvizja e pllakave tektonike, ku si pasojë mund të preket edhe vendi ynë?
Sa i përket pllakave tektonike duhet të kuptohet qartë që nuk kanë karakter lokal. Korja e Tokës është e përberë prej pllakave dhe mikropllakave, të cilat janë në kontakt midis tyre dhe ky kontakt është padyshim tektonik (nëpërmjet thyerjeve) dhe sizmikisht aktiv (lëvizja ndërmjet tyre çliron energji sizmike që rëndom quhet Tërmet). Për rrjedhoje lëvizja ndodh në një sistem të tillë tektonik dhe padyshim çdo çlirim energjie sizmike nënkupton lëvizje tektonike dhe çdo lëvizje tektonike nënkupton akumulim energjie dhe padyshim tërmete. Është në vetvete një cikël! Thyerja Anatoliane në këtë kontekst është një kufi tektonik ndërmjet pllakave Anatoliane, Afrikane dhe Arabike, sistem i cili nëse aktivizohet ndikon edhe ne mikropllakën e Adriatikut e më gjerë. Pra çdo tërmet i fortë, pa dyshim jo ky i fundit, do të kontribuonte!
Teksa po bëjmë tre vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si paraqitet gjendja e pllakave tektonike të vendit tonë?
Nëse ka potencial Shqipëria për të qenë tektonike dhe për tu prekur nga tërmete të fortë, kjo është e provuar shkencërisht nga studimet tona dhe mbare botërorë sizmologjike, por edhe e përjetuar se fundmi me tërmetin e Nëntorit 2019. Nëse tërmeti i fundit ne Turqi mund të kontribuoje në këtë aspekt apo ka ndikim te drejtpërdrejt, nuk ka ndonjë fakt shkencor qe mund ta provoje këtë. Megjithatë, ne sizmologji ende hulumtohet sa i përket ndikimit dinamik të tërmeteve ke njëri-tjetri, por kjo lidhet me kushte të caktuara tektonike dhe fizike.
Lëkundjet sizmike sollën në vëmendje tërmetin e 26 nëntorit 2019, që goditi vendin tonë, me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në 03:54. Bilanci ishte tragjik: 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën, ndërsa mijëra banesa mbetën të dëmtuara apo u shembën totalisht. /Abc24.al