Ter Stegen vazhdon të besojë për titullin e kampionit në La Liga.
Portieri i skuadrës së Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, ka bërë të ditur se ka besimin e plotë se skuadra e tij mund të bëjë mrekullinë.
Ylli gjerman, përmes një postimi në ‘Twitter’ ka përcjell një mesazh të fuqishëm.
“Një javë e mbetur në La Liga dhe gjithçka është e mundur. Forca Barca”, ka shkruar gjermani në llogarinë e tij.
Ter Stegen ka qenë më i miri te Barcelona këtë sezon, pas Lionel Messi, duke dhuruar çdo herë paraqitje fenomenale.
Portieri akoma nuk ka arritur marrëveshje rinovimi me ‘Blaugrana’. Negociatat kanë ngecur tash e sa kohë.