Tentoi të vrasë biznesmenin Verzivolli me tritol , 25 vite burg për Astrit Sinanaj

0
Gjigandi

Gjykata e Elbasanit ka dënuar ditën e sotme me 25 vite burg Astrit Sinanaj, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan.

Astrit Sinanaj vendosi poshtë makinës së biznesmenit 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe u çaktivizua nga forcat xheniere të RENEA-s

Sinanaj është deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burg për 4 akuza “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.. Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burgim për Astrit Sinanaj, por gjykata vendosi 25 vite.

Së bashku me Sinanaj u dënua me 10 muaj burgim për moskallëzim krimi dhe Thanas Thoma, shok me Astrit Sinanaj.

RonaTyra

Sinanaj është edhe mik i Julian Sinanaj, i dënuar si vrasës me pagesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu