‘Tenderi’/ Pranga 4 zyrtarëve e ish-zyrtarëve. Ja emrat | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të spitalit të Tepelenës janë vënë në pranga pasi akuzohen për një tender.
Burime zyrtare nga policia thanë se kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Tenderi’.

Gëzim Allkushi, Jonida Saka, Sajmir Meçe dhe Aleksandra Kaba akuzohen për një tender në spitalin e Tepelenës.
Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:
Finalizohet me sukses operacioni ‘Tenderi’
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Ndalohen ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’ në bashkëpunim, ‘Vjedhja në bashkëpunim’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Pas një pune të pandërprerë disamujore dhe veprimeve procedurale të ndjekura, në bashkëpunim me Prokurorinë u finalizua me sukses operacioni i koduar ‘Tenderi’, si rezultat i të cilit u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e shtetasve të mëposhtëm, të cilët u ndaluan gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga gjykata dhe konkretisht:
G. A., 35 vjeç, banues në Memaliaj (ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);
S. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj (specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);
A. K., 31 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);
J. S., 30 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë).
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen F. L., banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e ‘Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis’.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu