Territori Shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Sipas MeteoAlb, e njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa veriore dhe zona e alpeve vijojnë me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore.
Gjithashtu shira të dendur dhe stuhi ere do të ketë në brigjet e Turqisë ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.
Po-ashtu ne ndikimin e motit të kthjellët por me temperatura të ulëta mbetet rajoni i Ballkanit.