Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për mediat tha se fermerët shqiptarë do të protestojnë të mërkurën kundër politikave qeveritare. Kryemadhi u shpreh se kjo qeveri po grabit bujqit, kurse shton se paratë e tyre qeveria i dërgon për PPP dhe te oligarkët. Monika Kryemadhi: Fermerët të subvencionohen. Qeveria të kryejë detyrat e saj. Fermerët do të dalin të mërkurën për të protestuar. Sot shqiptarët kanë një qeveri që ka ardhur në pushtet nga krimi i organizuar dhe nga oligarkët, që e kanë kthyer qeverinë në shërbim të interesave të tyre. Kjo qeveri me paaftësinë e saj i ka krijuar dëm eksporteve shqiptare. Sot fermerët kanë kuptuar që kanë të bëjnë me një qeveri të paaftë. Kjo qeveri ka për inspirim grabitjen. Kjo qeveri vepron në mënyrë makute, duke mos subvencionuar ata persona që ngrihen që me natë për të bërë produkte bujqësore. TVSH në masën 6 për qind iu la treg të lirë importeve të huaja. Sot qeveria ka në mendje vetëm PPP, ku paratë shkojnë për oligarkët. Numri i kamionëve me perime dhe të tjera mallra janë ulur tejet masa. Qeveria ka goditur fermerët shqiptarë. Kjo qeveri do vetëm skllevër modernë, pa gjuhë e pa krenari. Në emër të LSI mbështesim protestën e fermerëve të mërkurën. Me këtë deklaratë, dua të them se do të shohim çdo polic në veprimet që kryejnë. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!