‘Të mbyllet shkolla’/ Banorët e Porto Romanos paralajmërojnë për përshkallëzim të protestës

0
Gjigandi

Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë këtë të premte, pas rrjedhjes së gazit natyror në  cisternat e gazit në zonën e Porto Romanos.

Banorët kërkojnë që të pezullohet mësimi në shkollën 9-vjeçare ‘Met Hasa’ pasi fëmijët rrezikohen nga ndonjë shpërthim i mundshëm.

Sakaq theksojnë se nëse nuk zhvendoset fabrika, protesta e tyre do përshkallëzohet duke bllokuar rrugët.

“Kërkojmë të mbyllet shkolla pasi fëmijët rrezikohen. Jemi shumë të frikësuar. Edhe fëmijët janë të tmerruar. Nuk e kuptojmë se si nuk merren masa. Aty është skenë krimi dhe vazhdon puna normalisht. Kjo s’ka kuptim. Këtu bëhet fjalë për rrezik jete. Ne nuk do t’i lejojmë fëmijët të vijnë në shkollë.  Nëse nuk zhvendoset fabrika ne do përshkallëzojmë protestat, do bllokojmë rrugët“, deklarojnë ata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu