‘Komshiu më ofendoi’/ Gruaja fut në sherr burrin, zbardhen detaje nga plagosja në Kodrën e Diellit. Zhurma e fëmijës shkak i plumbit

0
Gjigandi

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek Kodra e Diellit, pas një konflikti mes fqinjëve.

Shtetasi Olsi Ballaci pas debatit me fqinjin e tij Jonian Shehu qëlloi me armë këtë të fundit. Burime për Abc24.al nga spitali i Traumës bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas plagës së marrë në bark. Mësohet se shkak për agravimin e këtij konflikti të jetë bërë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci. Pas zhurmës që fëmija i familjes Shehu shkaktonte në pallat, duke shqetësuar djalin e familjes Ballaci që ishte në gjumë, bashkëshortja e Olsit është ankuar tek bashkëshorti ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar. Gjatë konflikti fillimisht me fjalë, autori ka nxjerr armën të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun.

Kujtojmë se autori ndodhet ende në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu