Princi Harry dhe Meghan Markle mbërritën me brohoritje dhe duartrokitje në Lojërat Invictus në Holandë të premten – së bashku me ekipin e tyre të Netflixit, të cilët i përcillnin me kamera, në mënyrë që të kenë xhirime të mjaftueshme për dokumentarin e tyre.
Anëtarët e ekipit nga gjigandi i transmetimit u siguruan që të qëndronin larg dhjetëra fotografëve që mbulonin ardhjen e çiftit mbretëror.
Harry dhe Meghan vendosën të merrnin pjesë në event në 48 orët e fundit, tha një burim për
DailyMail
.
Atyre iu dha statusi “VVIP” nga autoritetet lokale, duke u ofruar atyre mbrojtje lokale të nivelit të lartë – e cila do të shihet si një përpjekje për të justifikuar mospjesëmarrjen e tyre në shërbimin përkujtimor të Princit Philip në Westminster Abbey muajin e kaluar për shqetësime sigurie, pasi Harryt iu hoq shërbimi i sigurisë pas largimit të tij nga Mbretëria e Bashkuar.
Kjo paraqitje e tyre vjen pasi kritikët e akuzuan çiftin për ‘arkëtim’ në Lojërat Invictus, pasi ata lejuan gjigantit Netflix, me të cilin ata kanë nënshkruar një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh, që të përfitonin nga Lojërat Invictus – të cilat si organizim kanë iniciativë bamirëse.
Disa frikësohen se po “shfrytëzojnë mbretëreshën”, duke thënë se udhëtimi i tyre këtë javë për “bisedime të pastra” me Mbretëreshën dhe Princin Charles ishte për të kënaqur prodhuesit e tyre amerikanë të dokumentarit.
Dokumentari i titulluar “Heart of Invictus” – do të jetë seria e parë dokumentare që do të bashkëprodhohet nga Netflix me kompaninë e vetë Dukës dhe Dukeshës, të quajtur Archewell Productions.
Pas mbërritjes së tyre në Lojërat Invictus, Harry dhe Meghan u panë duke u shoqëruar me ekipin ukrainas në turneun – i cili filloi në vitin 2014 dhe mbahet çdo vit për veteranët ushtarakë të lënduar, megjithëse ka përjetuar një ndërprerje dyvjeçare për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Harry kishte veshur një kostum blu të errët me një këmishë të bardhë me jakë të hapur, ndërsa Meghan dukej më se elegante me një kostum të bardhë të ndezur, çantë dore dhe aksesorë ari.
“Ajo duket e mrekullueshme dhe është shumë bukur ta shohësh duke buzëqeshur kaq shumë”, tha një nga anëtarët e familjes në event.
Çifti u duartrokitën dhe brohoritën teksa shkonin drejt pritjes për konkurrentët dhe familjet e tyre.
Harry vendosi me butësi dorën e tij në shpinën e Meghanit ndërsa qëndronin duke biseduar jashtë çadrës së pritjes, ku iu bashkua kryetari i Bashkisë së Hagës, Jan Van Zanen.
Ndërsa Harry e drejtonte gruan e tij brenda në parzmore, një brohoritje e madhe dhe duartrokitje u dëgjua nga publiku.
Meghan i pa duke buzëqeshur me gjithë shpirt kur u brogorit nga anëtarët e Team USA.
Çifti më pas u drejtua për në skenë, ku Harry mbajti një fjalim të shkurtër duke përshëndetur konkurrentët ndërsa Meghan shikonte.
Një anëtar i ekipit të Britanisë së Madhe tha: “Ishte mirë të shihje Harryn dhe Meghanin, por kishte kaq shumë njerëz brenda sa ishte e vështirë të dëgjoje fjalimin”.
Çifti po bëjnë paraqitjen e tyre të parë jashtë ShBA-së që nga largimi i tyre i famshëm prej familjes mbretërore në vitin 2020.
Meghan pritet të kthehet në Kaliforni të hënën ndërsa Harry do të qëndrojë deri në fund të lojërave ku do të mbajë fjalimin përmbyllës.
Çifti do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e hapjes në stadiumin “Zuiderpark”.
/abc24.al/