Para se të futej në Kuvend, Basha foli para mediave duke thënë se do të vijojë takimet me demokratët.
Basha: Pas përfundimit të mbledhjes Alibeaj bëri me dijë që të gjithë deputetët duhet të paraqesin një propozim, a keni çuar propozim ju? A do të jeni i pranishëm në mbledhjet e radhës?
Në çdo mbledhje ku në axhendë do jetë avancimi i projekteve që nisëm, ska arsye përse mos të jem pjesë. Siç e keni parë në mbledhjet e fundit energjitë janë keqpërdorur dhe prania ime në një sesion ku një i paftuar vjen e sillet me arrogancë me parullën ku ai thotë se kush nuk i nënshtrohet interesit tim nuk është demokrat, mbledhja nuk funksionon më siç duhet.
A duhen nis hetimët mbi personat që janë sanksionuar nga SHBA?
Normalisht po, i jam përgjigjur edhe më parë kësaj pyetje, nëse ka një akuzë kaq të rëndë sigurisht që duhet të nisen hetimet..
A e keni marrë vizën për në SHBA?
Escobar më ka ftuar, e kam pranuar si kryetar i PD, zhvillimet ishin të vrullshme por me shumë kënaqësi do të vazhdoj kontaktet me oërfaqësuesit e SHBA, duke hedhur poshtë çdo baltosje që synon të nxijë emrin tim. Kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet do ta kërkoj e do ta marr.