Isco është kthyer në një çështje te Real Madrid. Spanjolli nuk po kalon një sezon për t’u mbajtur mend dhe ka luajtur vetëm 12 ndeshje si titullar.
Arsyeja për këtë janë problemet e vazhdueshme fizike. Sipas Mundo Deportivo-s, janë pikërisht këto probleme fizike që po krijojnë shumë debate brenda skuadrës.
Nga sa mësohet, marrëdhënia e fantazistit me pjesën tjetër të ekipit nuk është aspak e mirë për shkak të disa probleme fizike që konsiderohen si të dyshimta dhe për shkak të përkushtimit të tij të pakët në stërvitje.
Dëmtimi i fundit në rend kronologjik ka qenë i dyshimtë. Isco është ndalur më 17 qershor gjatë stërvitjes dhe duhej të kishte qëndruar larg fushave për rreth 3 javë për shkak të një dëmtimi në gju.
Megjithatë, ai është kthyer pas një jave duke munguar vetëm në dy ndeshjet kundër Valencia-s dhe Real Sociedad-it. Dyshimi brenda ekipit është se Isco po i përdor këto probleme fizike për të vendosur kur të luajë dhe kur të pushojë.
Mbrëmjen e sotme (22:00) Real Madrid do të luajë kundër Getafe-s dhe do të ketë mundësinë të shkojë në +4 ndaj Barcelona-s. Mbetet për t’u kuptuar nëse Isco do të jetë pjesë e ndeshjes ose jo…